TRAJNIMI IZRAELIT, TRAJNIMI DHE EDUKIMI PËR SIGURIM DHE MBROJTJE

Lufta e jonë a fshehur është zhvillimi i forcës së brendshme tek secili pjesëmarrës i kursit, individualisht (faktori njeri), kurse teknologjia dhe mjetet tjera gjithmonë janë sekondare dhe plotësuese.
Ne i përmirësojmë aftësitë e juaja në ballafaqimin e situatave me stres, me ndihmën e simulim trajnimeve të rregullta dhe ushtrimeve.
Ne nuk e përdorim stilin Rambo, por me kënaqësi e përsosim gatishmërinë tuaj psike –fizike
Trajnimi i jonë zhvillohet në një atmosferë të disiplinuar
Trajnim efektiv, teorikisht dhe praktikisht përsosjen e aftësive psikike dhe fizike, me qëllim të zhvillimit të vetëbesimit.
Studentët tanë vijnë nga vende të ndryshme dhe ato marrin pjesë aktive në krijimin e marrëdhënieve shoqërore dhe shpirtit ekipor të vetë trajnimit.

MËNYRA E JONË E VEPRIMIT

Ne ofrojmë trajnim me metodat taktike dhe anti terroriste të provuara, me rekomandim të Sigurisë Izraelite dhe ekspertë anti-terroristë
Studentët marrin pjesë në ushtrime praktike të improvizuara, me qëllim të fitohet një pasqyrë reale se si të merren me sulmet nga terroristët
Përmbajtja e kursit synon të përmirësojë aftësitë mendore dhe fizike në situata të rrezikshme për jetë.

KONCEPTI IZRAELIT I MBROJTJES PROAKTIVE

HYRJE

Për fat të keq shteti Izraelit shumë vite më parë ka patur rastin të përballet me probleme të ndryshme të mbrojtjes.

Nga përvoja vetanake si dhe nga përvoja e njësiteve tjera speciale në botë, arritëm në përfundim se përvoja që kanë pjesëtarët e këtyre njësiteve është e mirëseardhur, por kjo përvojë patjetër që duhet të kompletohet edhe me trajnim specifik dhe të specializuar me qëllim që Operativisti të jetë i aftë të jep siguri personale Proaktive dhe Efikase.

Koncepti dhe Principi i metodës Izraelite për mbrojtje është nxjerrë nga ajo se sulmuesi gjithmonë ka përparësi:

  • Koha – Sulmuesi zgjedh momentin e sulmit.
  • Vendi – Sulmuesi zgjedh vendin e sulmit.
  • Forca – Sulmuesi cakton armën dhe numrin e njerëzve për sulm.
  • Mënyra – sulmuesi e cakton metodën dhe llojin e sulmit.

Nga këto faktorë shihet se sulmuesi është ai i cili e ka përparësinë absolute të befasisë.
Nga këtu del rëndësia që ne të edukohemi dhe të njihemi me karakteristikat e sulmuesve sepse përgjigjja e çdo sulmi varet nga përgatitja, trimëria dhe aftësia jonë për ta fituar sulmuesin.
ARMA JONË E FSHEHUR ËSHTË ZHVILLIMI I FORCËS SË BRENDSHME TË FAKTORIT NJERI, TEKNOLOGJIA DHE MJETET TJERA SHTESË KANË DOMETHËNIE TË DYTË.
Suksesi i Operativistit është i rëndësishëm, pavarësisht përparësisë që ka sulmuesi, prandaj ne duhet që patjetër të merremi vesh për situata të ndryshme dhe për sulme të ndryshme e me armë të ndryshme.
Operativisti shpesh herë vepron vetë dhe nuk e ka atë mbështetje që e ka ushtari në njësitin e vet kur gjendet në aksion, armën e mban të fshehur dhe arma ka veprim dhe kapacitet të kufizuar që është më ndryshe nga ajo e ushtrisë.
Në rast sulmi Operativisti ndoshta do të duhet ti përgjigjet sulmit nga më shumë sulmues dhe ajo mund të jetë në një rreth urban përplot me civil dhe ku do të duhet të gjuaj në mënyrë selektuese dhe precize që të mund t’iu shmanget viktimave të pafajshme.
Gjithashtu, edhe momenti psikologjik mund të ndikoj në Operativistin “a të futet në luftë”
Këto janë themelet mbi të cilët ne kemi themeluar dhe udhëheqim trajnimin tonë.

SISTEMI YNË ZHVILLON QASJE PROAKTIVE, SHPEJTËSIA E PËRGJIGJES SË SULMIT DHE AFTËSIA PËR PËRDORIM EFIKAS TË ARMËS SË VET SI DHE NDËRTIMI I VETËBESIMIT DHE VENDOSMËRISË PËR LUFTË.

SISTEMI YNË NA MUNDËSON QË TA FITOJMË AGRESIONIN.
Ne besojmë se trajnimi dhe ekspertiza jonë janë detyra jonë në përgadidtjen e kandidatëve, t’iu japin të gjitha veglat e nevojshme për ballafaqim me terrorizmin dhe krimin e dhunshëm.
Që të mund të përmirësohet aftësia për t’u ballafaquar me llojet e ndryshme të terrorizmit, e dhunës ne kemi kombinuar trajnimin praktik dhe simulimin e situatave të pazakonshme që kanë të bëjnë me ngarkesën psikike dhe emocionale.
Qëllimi i trajnimit tonë nuk është trajnimi Rambo, futim tema nga më të ndryshmet që të përmirësojmë tërësinë fizike dhe mentale të studentëve.
Metodat efektive të trajnimit, dituria dhe pjesa praktike e rrisin vetëbesimin te studentët. Vetëbesimi e rrit performansën e tërësishme të tyre, motivimin dhe vetëdijen e tyre për siguri.
E dijmë se për një Operativist efikas dhe me përvojë duhet që vazhdimisht të ketë trajnim dhe ne jemi të vetëdijshëm se për një kohë të shkurtë nuk mund t’i shëndrojmë studentët tanë në ekspert të mbrojtjes, andaj kurset iu mundësojnë studentëve që të hyjnë në procesin tonë të trajnimit në etapa dhe faza. Me akumulimin e njohurive dhe përvojave profesionale përmes etapave dhe fazave, studentët janë të aftë ti përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale dhe më mirë t’iu përgjigjen nevojave të klientëve të vet.

Me qëllim të minimizimit të shpenzimeve të studentëve, ne e dijmë se ata mund të kryejnë kurse nga Ndihma a Parë, Zjarrfikësve dhe kurse tjera të përgjithshme në shtetet e tyre, andaj kurset tona janë të përqendruara në ekspertizën Izraelite, aftësi dhe teknika speciale për trajnim dhe ushtrim të kuadrit për Mbrojtje dhe Siguri.