KONCEPTET, METODAT DHE TAKTIKAT IZRAELITE TË VIP MBROJTJES

Të nderuar kolegë,
Ju me siguri se jeni të vetëdijshëm për faktin se po rritet nevoja për staf i cili do të punojë në sferën e mbrojtjes VIP, e cila rrjedh direkt nga ndryshimet demografike e kulturore në të gjithë botën.
Gjithashtu, mund të kuptoni se po rritet numri i klientëve që e kuptojnë se personi që e jepë dhënë këtë shërbim duhet patjetër të jetë i përshtatshëm për misionin dhe i trajnuar profesionalisht. Shumë prej tyre e kanë kuptuar se për një mbrojtje VIP profesionale dhe efikase, përveç muskujve janë të nevojshme edhe aftësi tjera shtesë.
Mendojmë se mbrojtja VIP është dega më e rëndësishme e sigurisë, sepse ajo kërkon nivel më të lartë aftësisë, njohurie, përvojë praktike posaçërisht kur rrezikohet jeta e njeriut.
Për këtë arsye, ne studentëve u japim mundësi përmes kurseve tona të arrijnë njohuri tekniko-taktike, metoda të ndryshme dhe aftësi në situata të ndryshme dhe te jashtëzakonshme, si të reagojnë në situata të tilla me një rrezik minimal si për vete ashtu edhe për klientin dhe rrethin e tij.
Intensiteti i trajnimit, për një kohë të shkurtë paraqet nevojë për një shoqëri civilizuese (kohë dhe para), dhe është rëndësi vitale që pjesëmarrësit ta tejkalojnë vetveten, apo të i tejkalojnë aftësitë e tyre dhe të mund të funksionojnë nën presion dhe të e përmirësojnë vetëbesimin.
Në botë ekzistojnë ligje që e kufizojnë mbajtjen e armëve të personave operativ për mbrojtje VIP, dhe nënkuptojnë se të gjithë klientët që i shfrytëzojnë shërbimet e sigurisë nuk janë objektiv i agresionit. Prandaj ne vendosëm që gjatë trajnimeve, studentët gradualisht të hyjnë në aktivitete, duke marrë programe për njohuri, përvojë, trajnim, që do të u mundësohet që ata gradualisht të i përmirësojnë aftësitë, në pajtueshmëri me nevojat e klientëve dhe llojin e kërcënimit.
Qëllimi kryesorë që dëshirojmë të e arrijmë tek studentët tonë është që secili prej tyre duhet të vazhdojë të japë shërbime profesionale të besueshme dhe efikase.

MBROJTJA V.I.P.

PARATHËNIE:

Mbrojtja VIP kërkon shkathtësi profesionale speciale dhe aftësi për mbrojtje dhe kërkon shumë më tepër se muskuj. Ajo është dega më e rëndësishme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe nënkuptohet aftësi, njohuri dhe përvojë praktike.
Përmes ushtrimeve interesante praktike, studentët fitojnë njohure dhe shkathtësi tekniko-taktike, me qëllim që ta mundin sulmin ose ndonjë situatë tjetër të papritur nën stres.
Qëllimi jonë primar është që ta zvogëlojmë lëndimet e vetvetes, lëndimet e klientit dhe rrethit.
Ne gjithashtu i inkurajojmë studentët që të mundin çdo lloj kërcënimi apo pengese. Gjithashtu, përmes ushtrimeve studentët mund të njihen me mënyrën e punës profesionale, obligimeve dhe detyrave në mënyre që ti përmirësojnë karakteristikat e tyre operative.
Në vendet ku ligji e kufizon mbrojtjen VIP, klientët janë cak i agresorëve ekstremist. Qëllimi jonë është që ti ushtrojmë studentët tanë që të jenë në gjendje të japin VIP mbrojtje profesionale, shërbime të besueshme dhe efikase për klientët në të gjithë botën.

QËLLIMI YNË:

  • Studentët të arrijnë njohuri bazë që do ti mësojë se si të reagojnë dhe si ti neutralizojnë kërcënimet e ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë e personave VIP.
  • Të mundësohet koncept bazë për sigurinë e klientëve të ndryshëm, në situate te ndryshme të rrezikshme dhe në rrethe me rrezikshmëri të lartë.
  • Të mundësohet shërbim i besueshëm, efikas dhe Professional për të gjithë klientët në të gjithë botën.
  • Të kualifikohen, përforcohen dhe sofistikuar shërbimet taktike dhe operative të studentëve që punojnë në mbrojtjen VIP, puna në ekip dhe udhëheqje.

TË ARRITURAT E STUDENTËVE

  • Me anë të trajnimit do të kualifikohen, përmirësohen, sofistikuar dhe do ta rrisin aftësinë taktike dhe operative me qëllim që të përmirësohen punët si në Operativën Ndërkombëtare VIP.
  • Studentët do të njihen me profilet dhe veprimeve të sulmuesve tipik, raste të atentateve të mëparshme dhe tentime për sulme.
  • Studentët do të mësojnë në mënyrë praktike kërcënimet e mundshme të rrethinës, si dhe mënyrën se si ti mundin në mënyrë adekuate.
  • Studentët do të njihen me bazën e mbrojtjes së sigurisë dhe do të dine të njohin çelësin e konceptit të mbrojtjes dhe gjithçka që është e lidhur me sigurinë.
  • Të dijë të njohin dhe respektojnë rehatinë e klientit dhe të dijë të mënjanojnë situate e rrezikshme dhe të papëlqyera të cilat do ta rrezikojnë sigurinë e të njëjtit.
  • Pas përfundimit të kursit, studentët do ti kenë informacionet e nevojshme se si ta realizojnë misionin e sigurisë, duke mos i penguar klientit gjatë kryerjes së punëve të tij, ndërsa niveli i sigurisë të jetë i lartë.
  • Studentët duhet të jenë të gatshëm ti njohin dhe analizojnë kërcënimet, pavarësisht a janë të brendshme apo të jashtme.
  • Studentët duhet të i dallojnë dhe vlerësojnë informacionet që mund të jenë të lidhura me kërcënime eventuale.
  • Njohuri bazë për rrugët dhe lokacionet që do të jenë të dobishme për mbrojtje VIP

Kërkim dhe kontroll i personave, automjeteve dhe lokaleve.